Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura.
Rreth 6,000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim, ku 2,500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën. T
Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 1 milionë lekë të vjetra mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë. Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 200 mijë lekë te vjetra në muaj për rreth 150 ushtarakë. Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 700 mije leke te vjetra në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.