Një furrë buke në Tiranë na ka çuditur dhe njëkohësisht ka paralajmëruar konsumatoret për rritje çmimesh për produktet ushqimore nga 10-20 lekë, tashmë me motivin abuzues se ndryshimi vjen për shkak se ky biznes ka bërë rritje të pagave për punonjësit.
Në njoftimin e kësaj furre buke thuhet se janë të detyruar të rritin çmimet, duke kërkuar mirëkuptimin e blerësve. Vazhdimisht kreu i qeverisë, Edi Rama i ka bërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat e punonjësve të tyre por kjo fletë-njoftim nga furra e bukës është abuzim me qytetarin.
Ashtu sic ka paralajmeruar kryeministri Edi Rama, paga minimale në Shqipëri duke nisur nga muaji prill do të bëhet 400 mijë lekë të vjetra, kurse paga mesatare do te synohet te kapet vlera e 900 eurove. Por kjo nuk do të thotë që bizneset të abuzojnë duke rritur çmimet.












