Editorial nga Rilindja
Prej disa ditësh mediat te sponsorizuara kanë nisur një fushatë sulmi kundër kryeministrit Edi Ramës që vazhdon të ofrojë mbështetje te madhe për pensionistët, për te cilet shpesh here ka deklaruar se i ka “pike te dobet”.
Rama njoftoi se gjate muajit prill do t’i dhuroje nje bonus pensionistëve, por pak kush e di se kjo ndihmë e qeverisë Rama eshte me e madhja e ofruar ndonjehere në 30 vite demokraci ne vendin tone. Vetëm gjatë këtij viti, Rama ka ndihmuar 3 herë pensionistët, konkretisht: 1-bonusi i fundvitit me vleren e 50 mije lekeve, 2-gjate janarit ndihma 80 mije leke per pensionistet si pjese e “Paketës se Madhe” te ndihmes sociale dhe 3-prill serish pensionistet do te marrin bonus 50 mijë lekë.
Pseudo gazetarë te paguar për te “lehur” shkruajne dhe u qajne hallin pensionistëve por harrojnë që në kohën e “Rumpalles Demokratike”, pensionistet e shkrete nuk merrnin asnje bonus te tille, asnje ndihme, askush nuk donte t’ia dinte nëse ekzistonin. Sot realiteti eshte krejt ndryshe, Rama vetem gjate muajve te fundit ka ofruar 3 here bonus per pensionistet. Asgje nuk behet per vota, sepse po te jete puna e zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste e ka ne xhep fitoren e padiskutueshme perballe kundershtareve “vule-humbur”.












