Disa aksidente ndodhin gjatë ditës në Shqipëri, kryesisht prej mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, rrugor.
Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm në shpejtësinë e mjetit, me alkoolin dhe përdorimin e celularit gjatë kohës që janë në drejtim.
Njoftimi: “Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës, gjatë kësaj fundjave të sezonit turistik: Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës! Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!”












