Kreyministri Edi Rama ka theksuar se rritja e pagave është një ndër reformat më të rëndësishme që ka marrë qeveria dhe nuk ka më kohë për t’u humbur.
Rama ka theksuar se është e rëndësishme që dhe private të rrisë pagat, pasi tashmë është kapitali njerëzor shumë më i rëndësishëm se çdo gjë. Sipas Ramës rritja e pagës ka një rol të rëndësishëm përsa i përket sfidës me të cilën po përballet Evropa, atë të mungesës së fuqisë punëtore.
“Paga minimale është rritur me 40 mijë lekë, dhe ato e kishin parashikuar deri në 38 mijë lekë deri në 2025 por ambicia jonë është që të shkojmë deri në 60 mijë lekë për pagën minimale. Rritja e pagave nuk duhet konsideruar prioritet qeveritar por kombëtar, ambicie e përbashkët e qeverisë dhe e sipërmarrjes, pasi sot gjëja më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë është kapitali njerëzor dhe forca e punës”, tha Rama.












