Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka “shpertheu” gjatë seanës plenare dhe kerkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen duke iu referuar kërkesës së SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn.
Noka tha se në një vend demokratik Qeveria do të kishte rënë dhe kryeministri do të ishte larguar nga politika.
“Në një vend demokratik një kryeministër dhe një qeveri përballë 1/10-ës së këtyre skandaleve do të kishte ikur me turp, jo vetëm nga qeveria por dhe nga politika. Prandaj sot seancë pa kryeministrin nuk do të ketë. Të vijë këtu dhe të jap llogari dhe të ikë së bashku me shpurrën e hajdutëve”, tha Noka.












