Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë serish në burg ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Gjici kërkoi serish ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” që i ishte vendour më herët nga GJKKO, por kjo kërkesë e tij është refuzuar.
Ish-kryetari i bashkisë ndodhet në burg pas publikimit të video-skandalit, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Gjici akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tendera”.












