Arlind Qorri ka denoncuar sot jo vetëm pushtetin, por ka hedhur hije dyshimi mbi Sali Berishën se ka afera në lidhje me një kullë e cila do të ndërtohet në qendër të Tiranës.
Lëvizja Bashkë ka organizuar një protestë kundër kullës që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilën nuk e denoncon edhe një pjesë e opozitës, me në krye Sali Berishën.
“Kush i ka zënë gojën Sali Berishës ka kapur për fyti edhe Edi Ramën. Këta nuk janë politikanë, por kukulla. Impotentë e dallaverxhinj, shërbyes gjithnjë e më pa karakter të oligarkëve dhe gangsterëve. Lëvizja BASHKË është e vetmja alternativë, sot në opozitë dhe nesër në qeverisje”, shkruan Qori.












