Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 109.08 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor.
Brenda një dite, kursi i këmbimit të Euros është rritur me 1.61 lekë, ndërsa që nga data 20 korrik, kur preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, Euro është forcuar me 7.1%, duke dëshmuar një luhatshmëri tejet të lartë për një periudhë kohore kaq të shkurtër.
Forcimi i Euros ka rimëkëmbur edhe kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan sot këmbehet me 100.54 lekë, në rritje të fortë me 2.21 lekë brenda një dite. Edhe Dollari ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 7 qershor.
Gjithashtu Paundi Britanik arriti kuotën e 127.38 lekëve, niveli më i lartë i dy muajve të fundit.












