Duket se Foltorja e Sali Berishës, “Foltorja” po fillon të përçahet. Tashmë ka filluar të shfaqet “lufta e brendshme” për pushtet brenda llojit e veçanërisht në radhët e grupimit anti-amerikan të Rithemelimit.
“Shuplakën” e radhës Berishës të shpallur “non-grata” nga SHBA ja ka dhënë anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Aleksandër Biberaj i cili deklaroi se opozita ka nevojë për një lidership të ri, pasi sipas tij, Berisha ka dështuar, Basha nuk mundet ndërsa Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë.
“Unë e kam thënë lufta duhej bërë për të bashkuar të gjithë demokratët, për të bashkuar bazën se ata janë të gjithë votuesit, por as Sali Berisha nuk e bën këtë se ka dy vite që ka dështuar, Lulzim Basha nuk e bën që nuk e bën, Gazmend Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Por këta nuk pranojnë që të hapet një proces unifikues përbashkues në PD dhe të kandidojë kush të dojë, siç ndodh në Demokracinë Perëndimore”, tha Biberaj per ABC News.












