Në Sarandë këtë sezon turistik po shënohet një tjetër rritje e çmimeve të apartamenteve.
Në qytetin bregdetar po përfundojnë një sërë objektesh të reja banimi që shumë shpejt pritet të hidhen në tregun e shitjes së pasurive të paluajtshme, ku blerësit kryesorë të pronave vijojnë të mbeten të huajt.
Sipas Eronit Çumanit, drejtuesit të agjencisë imobiliare, pronat ne Sarande vijojnë të dalin me çmime nga 1,500 deri 2,500 euro për metër katror, ndonëse bëhet fjalë për objekte me vendodhja nga 500 deri 1,000 metra larg detit.
Kurse vlera maksimale për shitjen e pronave ne Sarande vijon të jetë 3,000 deri 3,500 euro për metër katror. Me keto cmime me tepër janë prona me afërsi nga deti dhe me sipërfaqe të madhe verande.












