Gazetari Arian Çani është shprehur se Edi Rama është i vetmi kryeministër në këto 30 vite që ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme.
Ai tha se Rama e ka ngritur stekën dhe po luan fort.
“Të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama. Rama ndoshta është i pari kryeministër në këto 30 vite që ka bërë atë që është teza e Iljazajt, që do të thotë, ka kuptuar se politika e jashtme është e vetmja politikë e brendshme. Rama ka kuptuar se duke qenë se është kryeministër i një vendi vërtetë të vogël, ka thënë me vete ‘unë po e ngre shumë stekën, po luaj shumë fort’. Pra si të thuash, por krijoj një fabul të re. Me këto samitet, me marrëdhëniet që i ka krijuar vetë, askush nuk e priste këtë gjë. Rama ka investuar shumë për të arritur këtë ditë”, tha Çani.












