Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se politikën e ka kapur frika dhe se kërkon të intimidojë drejtësinë, veçanërisht SPAK-un.
Ngjela vuri në dukje se SPAK-u do të vijojë me arrestime pasi sipas tij, kanë ardhur dosjet e tjera për krerët kryesorë të politikës. Avokati i konsideroi sulmet e Metës ndaj SPAK-ut si pasojë e frikës së brendshme që ka kapur presidentin e Partisë së Lirisë.
“SPAK-u ka bërë arrestime, do të vijojë. Janë më shumë të korruptuar, numri është më i madh. Tani duket se ka filluar. Do të vijojë dhe do të shohim se sa forcë do të ketë SPAK-u. Është i madh korrupsioni dhe janë në rangjet më të larta. Kemi një ish-kryeministër dhe ish-president si Sali Berisha i akuzuar për korrupsion. Do të vijojë akoma në terren. Janë të shqetësuar, unë i kam paralajmëruar, gjeni avokat të fuqishëm. Provat kanë ardhur nga institucionet e hetimit, të superfuqisë, provat janë të plota, tani kanë ardhur në Shqipëri, tani të shohim se si operohet. Sulmet që i kanë bërë SPAK-ut tregojnë se kanë frikë”, u shpreh Ngjela.












