Aktori Çun Lajçi tregon se si u fut në banesën e Sali Berishës i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.
Gjatë intervistës për ‘Ora News’, Lajçi u shpreh se kishte vendosur që të vinte dhe të mbante një fjalë te rruga e Berishës, teksa ish-kryeministri e ka ftuar në shtëpi.
Lajçi: “E kisha peng në zemër se si mund t’ia kthehej të mirën këtij njeriu (Sali Berishës). Një lideri nuk mund t’ia harrojmë atë lulen e demokracisë. Zgjodha ditën të mos pajtohem me arrestin dhe burgimin e tij. Po prisja ditën që të them dy fjalë artistike për këtë njeri si përkrahje. Isha poshtë shtëpisë tij, por më thirri një njeri të telefon, dhe ishte Sali Berisha. Më tha se do të marrë dikush dhe do të më sjellë te shtëpia. Mu duk ëndërr që u futa në konakun e Berishës”.












