Shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, ishin kundër rezolutës së PS-së dhe rrjedhimisht kundër Komision të Posaçëm.
Deputeti i PD, Luan Baçi është i sigurt për bojkotin e opozitës në Komisionin e Posaçëm Anti-Korrupsion, ndërsa nëse ndodh e kundërta ai sfidoi duke vendosur edhe bastin publik se “do të bëhet me Edi Ramën”
“Për mua nuk do merret pjesë në këtë komision. Nuk ka shanse që të jemi në një Komision të Posaçëm në bashkëqeverisje me Ramën. Të jesh në këtë komision i bie që të shkojmë dhe të marrim në kurriz korrupsionin dhe kusuret e Ramës dhe të pastrojmë atë në këto 12 vjet qeverisje. Për mua, ata që thonë që nuk do të votojmë dhe do të jenë në këtë komision të Posaçëm, unë e bëjë deklaratën publike, unë do jem me Edi Ramën”, tha Luan Baç.












