Këtë sezon Shqipëria është një ndër destinacionet më të parapëlqyera për turistët e huaj, kryesisht ata italianë dhe spanjollë.
Gjirokastra vazhdon të mbetet një ndër qytetet më të frekuentuara megjithatë kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi tha se të gjitha strukturat akomoduese, baret dhe restorantet duhet që të ruajnë standardet dhe të mos abuzojnë me çmimit në mënyrë që turistët mos zhgënjehen.
“Gjirokastra tashmë është bërë një trend. Detyra jonë jo vetëm e pushtetit vendor, por e gjithë atyre që operojnë në fushën e turizmit, strukturat akomodeuese, restoranteve, bareve dhe gjithë pjesa tjetër që funksionojnë dhe operojnë në këtë sektor, patjetër që duhet të vazhdojnë të ruajmë standardin, duhet të mos abuzojmë, duhet t’i bëjmë të kënaqur pasi largohen nga qyteti turistët. Sepse ata vijnë, vijnë për Gjirokastrën, për atë Gjirokastër që kanë në fakt histori, kulturë dhe trashëgimi“ tha kryebashkiaku Golemi.












