Protesta përpara Bashkisë së Tiranës për lirimin e Sali Berishës këtë të enjte ka pasur pjesëmarrjen më të ulët aq sa turpëron edhe atë që etiketohet nga mediat e djathta si “kreu i opozitës” por që në realitet nuk mbledh dot as 50 veta për të protestuar në shesh.
Pamjet e marra nga droni tregojnë se numri i protestuesve ishte shumë i vogël, duke bërë që protesta të konsiderohet një dështim. Në fakt, kishte më shumë kalimtarë, operatorë dhe gazetarë se sa militantë të opozitës në shesh.
Ajo që ra në sy ishin dhe çadrat e porositura nga PD me shkrimin “Lironi Berishën”, ç’ka tregon se ajo ka qartazi qëllime politike për të shpëtuar Berishën nga arrestimi. KETU SHIKO VIDEO-n:












