Rruga e re turistike Shëngjin-Velipojë bën më shpejt të akesueshëm për pushuesit plazhet e veriut.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga rruga, që sikurse thotë “i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës”.
“Me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur“, shkruan Rama.












