Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdanit.
Shehu tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë pasi gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.
“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot. Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”, tregoi Shehu për Top Channel.












