Prej një jave në qeli, Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë me familjarët e tij në ambientet e paraburgimit 313.
Raportohet se SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti te Republikes, të vizitohet në burg nga të afërmit. Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë, kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.
Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e ‘korrupsionit pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’.












