Prej orës 17:00 ka nisur “mosbindja civile” e hallexhinjve të Partisë Demokratike duke bllokuar qarkullimet në akset kryesore të vendit.
Në Elbasan ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe militantëve të PD që u kanë zënë rrugët duke kryer vepër penale. Qytetarët janë mbajtur të bllokuar me pahir nga hallexhinjtë e PD-së, kurse policia vazhdimisht i ka bërë thirrje protestuesve të Sali Berishës që të largohen duke liruar rrugën.
Qytetari: Protestoni, por çfarë faji kemi ne të qëndrojmë në rrugë. Unë vij nga puna. Duart si kam larë akoma.
Protestuesit: Edhe yti hall, edhe ne hall kemi. Të lutem prit aty…
Qytetari: Unë vij nga puna, asnjë skam hall
Protestuesit: Edhe unë nga puna vij…












