Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare.
Militantët demokratë që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar të PD po marshojnë drejt Parlamentit.
Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës. Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit.
Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian, Sivlio Gonzato ka shkuar ditën e sotme në Kuvend ku ka dorëzuar progres-raportin e Komisionit Europian për grup-kapitullin e parë të integrimit. Deputetët demokratë të vendosur përballë gardistëve i kanë hapur rrugën të buzëqeshur ambasadorit të BE.












