Kryetari i PAA, Agron Duka deklaroi në studion e “News24” se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai u shpreh se në listat e PAA, pjesë e koalicionit opozitar do të jenë figura të reja. Duka i përcolli një mesazh edhe kryetarit të PD, Sali Berisha.
“Ne të vjetrit me eksperiencë duket të jemi më të drejtë, duhet t’u japim vend të rinjve. Nëse Berisha shpall një kandidat për kryeministër do të ishte shumë mirë. Edi Rama bën makiazh, bën si i ri, por frymën e ka të vjetër, i ka marrë frymën çdo gjëje. Unë do vendos të rinj në listë, vetë nuk do jem. Do jem kryetar partie, kryetar i PAA, s’do të thotë gjë të mos jesh në Parlament”, tha Duka.












