Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot urimin për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit, përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale.
Rama ka zgjedhur të bashkojë jehonën e kësaj dite me tingujt frymëzues të këngës “Për ty, Atdhe”, duke ndarë një kolazh pamjesh që përfaqësojnë krenarinë dhe historinë shqiptare: Sheshi i Flamurit në Vlorë, ku më 1912 u shpall Pavarësia, Kalaja e Rozafës në Shkodër, simbol i qëndresës dhe legjendave, dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, zemra e kombit shqiptar.












