Ilir Meta ka reaguar pas lajmeve se ai është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Meta shprehet se është akona në qelinë nr5 dhe se lajmërimin e ka marrë nga mediat dhe jo sipas procedurave ligjore.
“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë. Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore. Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve“, shkruan Meta.












