Sali Berisha njoftoi se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt.
I braktisur nga populli ndërsa sondazhet parashikojnë një humbje katastrofë të PD, në prag të zgjedhjeve Berisha po mundohet të mbajë të “karrikuar” militantët e tij demokratë.
”Më 8 Shkurt, ditën e Shtunë, shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria se ka parë kurrë më parë. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grup kriminelësh që bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë! Që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë. E gjithë Shqipëria në Tiranë, e gjithë Tirana në shesh dhe rrugë kundër këtij regjimi që u ka bërë shqiptarëve dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.












