Adriana Kalaja, e cila kandidoi në “Primare” në qarkun e Tiranës, ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Sali Berishës.
Pas gjithë mundit dhe përpjekjeve për të siguruar një vend të sigurt në listën për deputetë, Adriana Kalaja ka lënë të kuptohet se është e zhgënjyer nga “primaret” të cilat kanë sjellë përçarje në PD.
“Sot shprehja se fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve, ndryshon në fitorja u takon tradhtarëve“, shkruan Kalaja në facebook.
Ky koment tregon qartë se ajo është e zhgënjyer nga përfundimet e “Primareve” duke pretenduat se ka një trajtim të padrejtë në këtë proces “farsë” brenda demokratëve.
Rezultati i primareve për qarkun e Tiranës ende nuk është bërë publik, por sipas informaconeve paraprake Jorida Tabaku e Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit.












