Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK për të respektuar masën e ”detyrimit të paraqitjes” të vendosur ndaj tij.
Në fletën e procesverbalit të paraqitjes së tij, Berisha ka shkruar se ky është një akt i turpshëm politike.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Soros me në krye mercenarin Dumanin, është vegël e regjimit të tij narkodikaturës, është patericë e pushtetit të tij që merr fund me turp më 11 maj 2025”, thuhet në letrën e shkruar nga Berisha.













