Lëvizja Bashkë ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për Tiranën, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lista kryesohet nga pedagogu Redi Muçi, ndërsa kryetari i kësaj partie, Arlind Qori na ka befasuar duke u renditur i dyti, i ndjekur nga Bora Memaj.
“Lëvizja BASHKË po e nis prezantimin publik të kandidatëve të saj nga qarku i Tiranës. Mes tyre janë aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme“, shkruan Lëvizja Bashkë, teksa publikon listën më poshtë: