Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim në podkastin ‘Flasim’ kandarët që janë vendosur në listën e PS për zgjedhjen e 11 majit.
Një prej tyre ishte edhe kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, i cili foli për momentin që iu bashkua politikës.
“Më përë kam studiuar politikë në Romë. Kam studiuar dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Romë. Doja të tregoja një nga momentet më të rëndësishme të jetës time. Ka qenë në fund janari të 2010-ës, kur përfundoja studimet master. Ishte dita kur do prezantoja temën e diplomës. Dola mirë dhe arrita synimin. Kryetari i komisionit na tha aty: Nderoni veten tuaj. Aty ishte babi dhe shoku im ia përktheu. Ndjesë, kam tre vite që nuk e kam më”, tha Zyla i cili shperthen ne lot.












