Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe duke folur për mediat, nuk ka zbuluar arsyen e paraqitjes, duke dhënë përgjigje evazive.
Ai tha se do të merret vesh shpjet pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”.
Gazetari: Për çfarë u thirrët?
》Myslim Murrizi: “Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh”
Gazetari: Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi?
》Myslim Murrizi: “SPAK ka kryer punë me Myslimi, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë. Më kanë hetuar 10 muaj rresh nga një grusht fëlliqësirash të policisë së shtetit. Por kur nuk ka të bëjë me këtë”












