Sondazhi i zhvilluar nga ‘Euronews Albania’ ka nxjerre sa mandate do të fitojnë partitë politike në qarkun e Tiranës
Metodologjia e sondazhit të përdorur është kampion rastësor ku 1,000 qytetarë janë pyetur ballë për ballë në gjithë territorin e Qarkut Tiranë.
Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve do të votonin Partinë Socialiste; kurse 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Qarku i Tiranës ka gjithsej 36 mandate parlamentare. Duke u bazuar në përqindjet e mësipërme dhe duke marrë parasysh metodologjinë e shpërndarjes së mandateve sipas sistemit proporcional rajonal me korrektim kombëtar, një projeksion i mundshëm i ndarjes së mandateve mund të jetë:
- PS: 13-14 mandate
- PD: 9-10 mandate
- Shqipëria Bëhet: 2-3 mandate
- Partia Mundësia: 1-2 mandate
- Lëvizja Bashkë: 0-1 mandat
Pa dyshim që kryeministri Edi Rama po shkon drejt fitores së mandatit të katërt, por befasohet nga ky projeksion i sondazhit të “Euronews Albania” pasi disa mandate do t’i fitonin partitë e reja në kryeqytet. Rezultatet e sodazhit:













