PSD e Tom Doshit i është përgjigjur përmes një deklarate kryedemokratit Sali Berisha i cili ka thënë më herët se Doshi nuk meriton asnjë votë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe se ai duhet të japë llogari para zotit për ato që ka bërë.
PSD i quan shpifje akuzat e Sali Berishës u zotua se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare, brenda 100 ditëve do të ndërmerren masa drastike në sektorin farmaceutik.
“Shkodranët e dinë mirë kush është Tom Doshi e kanë parë gjithmonë pranë tyre, me pushtet apo pa të. Ata kanë ditur të dallojnë një njeri që mban fjalën nga një njeri që vetëm mashtron. Këtë dallim do ta bëjnë sërish më 11 maj do votojnë për atë që ka ndihmuar mijëra familje pa kërkuar asgjë në këmbim. Do votojnë për njerëzit e fjalës, jo për mashtruesit.”-thuhet në deklaratën e PSD.
Më tej, PSD i kujton Berishës se përveç “llogaridhënies para Zotit” që përmend, ai ka shumë për të shlyer edhe përpara qytetarëve shqiptarë.












