Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të hapur për deputet.
Dash Sula sfidon Berishës të përballet në debat televiziv, pasi sipas tij, kreu i PD-së nuk i ka dhënë mundësi as në listë të hapur as të mbyllur.
“Unë iu ofrova Sali Berishës për listë të hapur. Berisha gënjen kur thotë se më ka bërë këtë propozim. E sfidoj të vijë ballë për ballë në debat. Nuk më ka dhënë mundësi as në listë të hapur as në listë të mbyllur”, u shpreh Sula në Dritare TV.












