Enkelejd Alibeaj ka shpallur largimin e tij nga politika aktive, duke e shoqëruar me një mesazh të fortë për situatën politike në vend.
Në një deklaratë publike, ai ka kritikuar ashpër klimën e kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës, duke theksuar se “fituesit” e vërtetë janë Edi Rama dhe Sali Berisha.
“Unë dal me kokën lart, këta që ngelen këtu janë pazarxhinjtë, fitoi Rama dhe Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia. Unë asnjëherë nuk ia lë në dorë fatit, kam shumë mundësi të tjera, politikës aktive jo, asaj publike nëse ju më pranoni pse jo“, tha Alibeaj.












