Në kuadër të procesit për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, grupi negociator i Partisë Demokratike ka vijuar konsultimet me aleatët.
PD ka zhvilluar një mbledhje sot edhe me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, dhe deputeti Edmond Haxhinasto.
Blushi deklaroi se opozita synon të paraqesë një kandidaturë gjithëpërfshirëse, e cila të përfaqësojë të gjitha forcat opozitare dhe interesat e qytetarëve të Tiranës.
“Kjo kandidaturë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo një kandidate e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e PS. Pra, përballë kandidates së Covid-it, ne po përzgjedhim vaksinën e duhur që do të shërojë njëherë e përgjithmonë kryeqytetin”, u shpreh Blushi.












