Ndodhi puthja e parë në shtëpinë e Big Brother VIP në Kosovë e cila është në qendër të vëmendjes.
Por, pasi u bën çift, Dolce nuk po përmbahet ndaj Edit. Minuta më parë u publikua një moment intim mes dyshes, duke shkëmbyer puthje të nxehtë “French Kiss”.
Dyshja ndodheshin në oborr, duke shijuar rrezet e diellit, kur momenti romantik ndodhi mes tyre. Puthja duket se vulosi afrimitetin e tyre, i cili ka nisur që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi.












