Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila zgjati disa minuta. Abcnews konfirmon se kryefjala e kësaj jave në PS është “21 janari” dhe po bëhet ç’është e mundur që hetimi të transferohet nga Prokuroria e Tiranës në SPAK.
Sipas PS, publikimi i kasatës aktuale të përgjimeve është një provë e qartë se 21 janari është një krim shtetëror.
“Për PS kryefjalë e kësaj jave është 21 janarin dhe kjo ka qenë çështje kryesore e mbledhjes së sotme. Është kërkuar transferimi i hetimit të kësaj çështjeje nga Prokuroria e Tiranës te SPAK. Sipas tyre prova e shfaqur tregon se ai ishte një krim shtetëror”, njofton PS.












