Friday, July 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Do përplasemi me Ramën!”, Lapaj zbulon marrëveshjen me Berishën: Pres…

by Rilindje
10/02/2026
in POLITIKË
“Do përplasemi me Ramën!”, Lapaj zbulon marrëveshjen me Berishën: Pres…

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj fton të gjitha partitë opozitare, përfshirë atë Demokratike, të vijnë në shesh të protestojnë kundër Edi Ramës.

“Ditën që të gjithë zbresin në shesh, kronometri fillon dhe numëron mbrapsht për Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, tha Lapaj në A2 CNN.

Ai zbuloi se shifrat e sotme e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin me këtë forcë politike.

“Unë e thashë, Partia Demokratike do jetë në tryezën e organizuar nga Ermal Hasimja. Ne jemi prej 63 ditësh në shesh. I presim aty tani”, shtoi Lapaj.

I pyetur nëse përfaqësues së forcës së tij politike do të marrin pjesë në protestën e opozitës, Lapaj u përgjigj: “E kemi thënë që në krye të herës që jemi për protestë nën flamurin kombëtar përtej partive specifike. E pranoj që Partia Demokratike është partia e dytë në vend sot. Nesër mund të jetë e para, mund të jetë e treta mund të mos ekzistojë fare. Sot është e dyta. Ne nuk kemi organizuar protestë me flamur partie. Protesta jonë ka një flamur. Flamuri kombëtar ku duhet të mblidhen të gjithë të korruptuarve që po na vjedhin”.

Lapaj tha se të githë përfaqësuesit e forcave politike të cilat duan të bashkëpunojnë, duhet të vijnë dhe të zbresin në shesh, si shenjë e nevojës për t’u përballur me Edi Ramën.

“Në po themi, protesta duhet të jetë 24 orë në 24, nga çdo grupim i organizuar në këtë vend. Aty duhet të vijnë dhe zoti Hasimja, që ka marrë iniciativën. Është luftë kjo! Nëse përmbushen gjashtë pikat, aty duhet të vijë dhe Partia Demokratike si partia e dytë më e madhe në vend. Ne jemi partia e tretë në vend. 24 orë në 24 të instalohemi në shesh. Tryeza (e thirrur nga Ermal Hasimja) të mbahet në shesh, sepse sheshi është institucioni ku duhet të përballet populli”, tha Lapaj.

“Kushti që ne ta marrim të mirëqenë gjithë këtë seriozitet të nismës që ka bërë zoti Hasimja me të tjerë është që, të gjithë, që nga grupimi vetë zoti Hasimja dhe intelektualët, te Partia Demokratike e me radhë, të zbresin në shesh dhe pasi zbresin në shesh ne të gjithë aty të bëjmë në ditët në vazhdim forumin, të dakordësohet, të firmoset dhe të mos ikim andej deri ditën që Edi Rama ulet në atë shesh për të bërë marrëveshjen për tranzicionin politik drejt demokratizimit të vendit”.

“Ne këtu jemi për të adresuar nevojën që ka vendi për një kod zgjedhor të mirë që Edi Rama të mos vjedh më dhe të iki. Të iki, të iki pa kushte, të iki. Nëse nuk ikën do të përplasemi me të gjitha mënyrat. Do përplasemi sepse ai nuk mundet dhe të na vjedhë dhe të na rrahë dhe të na tallë dhe të na shtypë…”, tha Lapaj.

NGA KATEGORIA

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij
POLITIKË

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

03/07/2026
ULTIMATUMI FINAL! Protestuesit i japin afat Ramës: “Nëse nuk jep dorëheqjen, të pret kjo gjë…
POLITIKË

“Përfaqësuesit e protestës takim me Ramën”/ Deputetja e PS jep lajmin: Jemi drejt dialogut…

03/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…
POLITIKË

Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…

02/07/2026
Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…
POLITIKË

Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…

02/07/2026
Dha lajmin e mirë/ Ministrja Ibrahimaj flet me SHIFRA: Mbi 33 mijë pensionistë…
POLITIKË

Dha lajmin e mirë/ Ministrja Ibrahimaj flet me SHIFRA: Mbi 33 mijë pensionistë…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026
Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…
EDI RAMA

Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…

03/07/2026
BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…
AKTUALITET

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve” të Policisë? Klodian Braho bën PARALAJMËRIMIN e fortë…

03/07/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Tiranë – Durrës, “paralizohet” autostrada…

03/07/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij
POLITIKË

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!