Saturday, June 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri

by Rilindje
18/04/2026
in BOTA
Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri

Shqipëria vend ideal për puntorët indianë. Kështu tha në një deklaratë për mediat ambasadori i Indisë në Tiranë, Ravindra Prasad Jaiswal. Ai shtoi se deri më tani në Shqipëri janë rreth 1200 idianë të punësuar, ndërsa po punohet me qeverinë shqiptare në arritjen e një marrëveshje partneriteti në mënyrë që të realizohet migrimi i rregull dhe që më shumë krahë pune të vijë në Shqipëri.

Ambasadori tha se India ka krahë pune të kualifikuar dhe miqësorë që përshtaten shumë mirë me mjedisin lokal.

“India është një fuqi e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha pjesët e botës, sidomos në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Por në Shqipëri numrat janë shumë të ulët.

Siç më është thënë, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Pra jemi në drejtimin e duhur, po ecim përpara, numrat po rriten dhe shpresoj që shumë më tepër do të vijnë në Shqipëri. Po punojmë për një marrëveshje partneriteti me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të kemi një migrim të rregullt ose ardhje të rregullt të njerëzve nga India.

Dhe siç e dini, indianët janë shumë miqësorë, shumë punëtorë dhe përshtaten shumë mirë me mjedisin lokal. Kështu që shpresoj që ata do të gjejnë një vend të mirë për të punuar këtu dhe punëdhënësit shqiptarë do t’i konsiderojnë punëtorë shumë të mirë”, tha ai.

Jo vetëm si krahë pune por edhe si turistë indianët i kanë rritur shifrat e tyre në Europë dhe veçanti në Shqipëri, ambasadori tha se nga të dhënat që ka lexuar më shumë se 35 mijë indianë e kanë vizituar vendin tonë dhe më shumë do të vijnë në vijim.

“Nga raportimet, kemi parë se në vitin 2024, që kur u vendos regjimi pa viza, njerëzit kanë ardhur gjithnjë e më shumë në Shqipëri, sidomos indianët që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA. Ata po vijnë në numër të madh, vitin e kaluar rreth 30,000 deri në 35,000 persona nga India dhe indianë nga vende të tjera kanë qenë këtu.

Kështu, në katër muajt e parë të vitit numri i indianëve që vizitojnë Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin 2024. Kështu që unë shoh një perspektivë të mirë për ardhjen e indianëve në Shqipëri dhe shpresoj që shumë më tepër do të vijnë këtë vit dhe në vitet në vazhdim,” shtoi ambasadori.

Ambasadori indian tha se në Shqipëri ka edhe interes të investitorëve indianë.

“Kemi dëgjuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit se ka 18 kompani indiane të regjistruara këtu. Nuk e di sa prej tyre janë aktualisht aktive, por po punojmë për të promovuar investimet. Do të duhet pak kohë sepse ne jemi këtu vetëm prej para dy vitesh, kështu që do të duhet kohë para se investimet të vijnë realisht”, theksoi ai.

Ndërkohë në kuadër të marrëdhënieve 70-vjeçare mes Shqipërisë dhe Indisë pritet të ketë një sërë aktivitetesh. Ambasadori theksoi se do të ketë ekspozita të lidhura me Nënë Terezën si dhe mbrëmje kultutore indiane që do të organizohen në Shqipëri.

NGA KATEGORIA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026
Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…
BOTA

Protesta e “Zvërnecit”/ Vjen reagimi i parë nga BE, eurodeputetja paralajmëron: Në fund të Qershorit…

17/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…
POLITIKË

Ikballe Huduti me deklaratë SKANDALOZE pasi u shpall “non grata”: Edi Rama e ka vendin në…

26/06/2026
Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…
POLITIKË

Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në vitin…

26/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…

26/06/2026
Alarm i kuq/ “Përvëlohet Shqipëria”, Sinoptikania tregon surpirzat e motit, çfarë na pret këto 3 ditë…
AKTUALITET

Alarm i kuq/ “Përvëlohet Shqipëria”, Sinoptikania tregon surpirzat e motit, çfarë na pret këto 3 ditë…

26/06/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë/ Rama e zbulon: Po e bëjnë për…
EDI RAMA

Rama befason që në mëngjes, publikon mesazhin: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre…

26/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!