Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, disa ditë pas nuk u lejua të kandidojë për kreun e Partisë demokratike, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha se është marrë “peng” nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Salianjit, Rama e ka marrë “peng” me dosjet që Berisha ka në SPAK.
“Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara“, theksoi ai në Klan News.
Po ashtu, ai hodhi akuza ndaj kryedemokratit, se kryeministri i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara.
Salianji: Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama.
Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm.












