Tuesday, August 18, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Testamenti prekës i Birçe Haskos, artistit të madh që jetoi me ndershmëri: Do iki nga kjo botë me një…

by Rilindje
23/05/2026
in SHOWBIZ
Testamenti prekës i Birçe Haskos, artistit të madh që jetoi me ndershmëri: Do iki nga kjo botë me një…

Arti shqiptar humbi një nga njerëzit e tij më të vyer. Jo vetëm një aktor të madh, një profesor të rrallë dhe një emër që la gjurmë në kinematografi, por edhe një njeri që jetoi me dinjitet, ndershmëri deri në fund të jetës. Ndarja nga jeta e Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare ka lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar, aty ku ai dha gjithçka nga vetja për më shumë se pesë dekada.

I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Birçe Hasko ia kushtoi jetën skenës, filmit dhe edukimit të brezave të rinj të artistëve. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai u përzgjodh mes studentëve më të shkëlqyer për të mbetur pedagog në Akademinë e Arteve, ku për 43 vite formoi aktorë dhe artistë të rinj me përkushtim dhe disiplinë të rrallë.

Në një intervistë të dhënë vite më parë, në vitin 2017, aktori tregonte me krenari se punën e kishte bërë “me ndershmëri”, duke qenë për studentët jo vetëm pedagog, por edhe prind. Ai kujtonte me emocion vitet e mësimdhënies dhe mënyrën sesi i kishte përgatitur studentët për jetën dhe profesionin e vështirë të artistit.

“Jeta të rrëzon, të jep grushte, të gjakos, të ngre përsëri, prapë të godet me grusht, e ti prapë ngrihesh. Ja, kështu është ndërtuar jeta”, shprehej ai me urtësinë e një njeriu që kishte kaluar çdo sfidë me dinjitet.

I pakompromis me parimet, Birçe Hasko tregonte se nuk kishte pranuar kurrë ndërhyrje apo “porosi” për të cenuar profesionin dhe talentin. Madje kujtonte një rast kur kishte refuzuar kërkesën e një funksionari partie për të penguar një student të konkuronte në Akademinë e Arteve për shkak të biografisë.

“Unë nuk punoj në komitetin e partisë, punoj në Institutin e Arteve”, ishte përgjigjja e tij e prerë.

Në atë intervistë të vitit 2017, aktori i madh foli edhe për politikën dhe realitetin e Shqipërisë. I zhgënjyer ai thoshte: “Ky vend është krimbur dhe nuk ka zot që e ç’krimb”.

“Kurrë nuk iu afrova ‘të mëdhenjve’ për të përfituar. Nuk i kam dashur servilët. Birçe Hasko ka qëndruar servil vetëm para punës”, deklaronte ai asokohe me krenari.

Edhe pse mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”, ai jetonte në një apartament modest dhe me një pension të vogël, por kjo nuk ia kishte vrarë kurrë shpirtin. Përkundrazi, ai ndihej i pasur nga ajo që kishte ndërtuar me djersë dhe ndershmëri.

Ndërsa sot Shqipëria përcjell për në banesën e fundit një nga ikonat e saj të artit, fjalët e fundit të Birçe Haskos në atë intervistë mbeten një testament i jetës së tij: “Unë Birçe Haskua, ndjehem i privilegjuar që kam jetuar me ndershmëri. Nuk kam frikë nga kurrkush. Unë, “Artisti i Merituar”, “ Mjeshtri i Madh”, e plot dekorata të tjera si këto, do të përcillem në atë botë me një pension shumë të vogël dhe nga një banesë po kaq të vogël. Por kënaqësitë shpirtërore ama, i kam deri atje, në majë”.

NGA KATEGORIA

VENDIMI I PAPRITUR i vajzës së Beqajt! Heq dorë nga shtetësia shqiptare
SHOWBIZ

VENDIMI I PAPRITUR i vajzës së Beqajt! Heq dorë nga shtetësia shqiptare

07/08/2026
Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës në moshë të re…
SHOWBIZ

Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës në moshë të re…

05/08/2026
“Refuzuam Jennifer Lopez për koncert në Tiranë”/ Ministri zbulon ARSYET…
SHOWBIZ

“Refuzuam Jennifer Lopez për koncert në Tiranë”/ Ministri zbulon ARSYET…

21/07/2026
Askush nuk e priste! Ja çfarë ndodhi dje në “mes” të koncertit të Kanye West në Tiranë…
SHOWBIZ

Askush nuk e priste! Ja çfarë ndodhi dje në “mes” të koncertit të Kanye West në Tiranë…

12/07/2026
Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…
SHOWBIZ

Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…

11/07/2026
Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…
SHOWBIZ

Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…

11/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministri jep njoftimin e rëndësishëm…

17/08/2026
Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…
POLITIKË

Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për…

17/08/2026
E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…
AKTUALITET

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një tjetër REKORD, zbulohet…

17/08/2026
Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…
AKTUALITET

Kur mbarojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ Ministri tregon gjithçka…

17/08/2026
E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përmbyset në mes të rrugës

17/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr vendim, sapo shkarkohet nga detyra…
POLITIKË

18 vite karrierë në Policinë e Shtetit, ministri jep VENDIMIN: Ja kush merr “postin” e bujshëm…

17/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!