Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Zhvillim i papritur! Nuk ka “paqe” për aeroportin e Vlorës, gjermanët…

by Rilindje
03/06/2026
in BOTA
Zhvillim i papritur! Nuk ka “paqe” për aeroportin e Vlorës, gjermanët…

Një zhvillim i rëndësishëm ka tronditur projektin e Aeroportit të Vlorës.

Kompania gjermane Munich Airport International GmbH, e lidhur me menaxhimin e Aeroportit të Mynihut, ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri dhe të tërhiqet përfundimisht nga projekti për operimin e aeroportit të ri.

Sipas informacioneve të publikuara në media, bordi drejtues i kompanisë ka miratuar nisjen e procedurave të likuidimit dhe çregjistrimit të degës së saj shqiptare. Në vendimin zyrtar theksohet se ndërprerja e aktivitetit në Shqipëri konsiderohet si zgjidhja më e përshtatshme për interesat e kompanisë dhe se procesi do të kryhet në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Munich Airport International kishte hyrë në tregun shqiptar në mars të vitit 2025 me një objektiv të vetëm: menaxhimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas kontratës koncesionare, kompania ndërtuese Vlora International Airport (VIA) është e detyruar që operimin 35-vjeçar të aeroportit t’ia besojë një operatori me përvojë ndërkombëtare, pasi aksionerët aktualë të projektit nuk kanë eksperiencë në administrimin e aeroporteve.

Për të përmbushur këtë kusht, VIA kishte paraqitur një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e Aeroportit të Mynihut. Madje, biznesmeni Behgjet Pacolli kishte deklaruar publikisht se aeroporti i Vlorës do të operohej nga grupi gjerman.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar pas përplasjes mes aksionerëve kryesorë të projektit, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit. Burime të ndryshme sugjerojnë se konflikti mes palëve ka ndikuar në vendimin e kompanisë gjermane për t’u tërhequr, duke i lënë partnerët në mes të mosmarrëveshjeve të tyre.

Largimi i Munich Airport International krijon një tjetër pikëpyetje të madhe mbi të ardhmen e Aeroportit të Vlorës. Përveç vonesave në ndërtim, i cili ende nuk ka një afat të qartë për përfundimin, tashmë shtrohet edhe pyetja se kush do të marrë përsipër operimin dhe menaxhimin e aeroportit./ JOQ

NGA KATEGORIA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
BOTA

BE një “surprizë” për Shqipërinë/ E zbulon “Politico”, do ketë strategji më…

28/09/2026
Tjetër propozim! Hekurudha moderne që lidh Shqipërinë me shtetin tjetër të Bashkimit Europian…
BOTA

Tjetër propozim! Hekurudha moderne që lidh Shqipërinë me shtetin tjetër të Bashkimit Europian…

28/09/2026
Tirana “zien” për largimin e kryeministrit RAMA, por Brukseli vendos ndryshe: Në 6 tetor…
BOTA

Tirana “zien” për largimin e kryeministrit RAMA, por Brukseli vendos ndryshe: Në 6 tetor…

28/09/2026
LAJM I FUNDIT – Ndërron jetë aktori i njohur i filmave Shqiptarë, sa e trishtë…
BOTA

“Jemi thellësisht të pikëlluar!”/ Qeveria Rama reagon për tragjedinë…

27/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!