Saturday, October 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Frika më e madhe e Edi Ramës!”/ Altin Goxhaj paralajmëron: Të shtunën ndodh surpriza…

by Rilindje
17/06/2026
in POLITIKË
“Frika më e madhe e Edi Ramës!”/ Altin Goxhaj paralajmëron: Të shtunën ndodh surpriza…

Avokati Altin Goxhaj, i cili ka folur në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus për protestën duke theksuar se frika më e madhe e kryeministrit Rama lidhet me reagimin e policëve dhe gardistëve, duke e krahasuar situatën me atë të Serbisë, ku sipas tij presidenti Vuçiç kishte garanci të plotë tek strukturat e sigurisë.

Goxhaj shtoi se shumë familjarë të policëve kanë dalë në protestë, dhe vuri në dukje rolin e diasporës shqiptaro-amerikane, të cilën e cilëson si faktor që Rama e ka më shumë frikë.

Sipas tij, ardhja e diasporës nga Europa dhe SHBA, e cila po organizohet për të marrë pjesë në protestat në Shqipëri, e vë qeverinë në një pozitë të vështirë, pasi shtetasit shqiptarë me pasaporta të huaja gëzojnë mbrojtje të veçantë ndërkombëtare. Goxhaj nënvizoi se kjo prani e fuqishme e diasporës e bën të pamundur përdorimin e metodave të zakonshme të shtetit, si gazi apo ndërhyrja e policisë, sidomos ndaj shtetasve shqiptaro-amerikanë.

“Frika më e madhe e Ramës është buzëqeshja e policëve dhe gardistëve. Rama ka një problem, të cilin Vuçiçi e kishte zgjidhur. Vuçiçi kishte realisht garanci tek policët dhe gardistët e vet. Familjarët e policëve dhe gardistëve ndodhen në turp.

Nuk gjendet dot një polic që të mos ketë një të afërm në turp. E dyta, kur u bënë protesta në Serbi, studentët serbë patën mbështetje edhe nga diaspora. Por ne kemi një diasporë shumë të veçantë, sepse plagët tona janë ende të freskëta. Ne kemi një diasporë shqiptaro-amerikane, nga e cila Rama ka më shumë frikë se nga të gjithë. Pse? Sepse nëse këta duhet të jenë përballë policëve, policët janë të mbrojtur dhe të justifikuar. Me këta do të merremi ne, shtetas amerikanë? Sjellja botërore e ambasadave dhe konsullatave amerikane ka ndryshuar. Me ardhjen e Donald Trump, shtetasi amerikan është më i mbrojtur se kurrë. Nuk ka qenë kështu më parë.

Problemi është se tashmë po vjen një diasporë shqiptaro-amerikane, dhe polici e gardisti do t’i thotë Ramës: “Jo, unë me ata nuk merrem.” Një karvan është nisur nga Europa me qindra makina, po bashkohen nga të gjitha shtetet dhe do të presin kufijtë. Të shtunën do të jenë në Shqipëri. Po vijnë edhe nga Amerika shumë të tjerë, duke blerë bileta, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të kërkesës së madhe. Rama nuk e ndalon dot këtë diasporë, sepse nuk është e lehtë të ndalosh trafikun ndërkombëtar ajror.

Kjo është gjëja më e bukur dhe më e nevojshme në këtë moment: të kemi shtetas shqiptarë me pasaporta të huaja, sepse duam që fëmijët tanë të jenë këtu, jo të largohen, në mënyrë që të largohet Rama. Ai nuk mund të përdorë më gazin, nuk mund të sjellë policinë si më parë. E ka shumë të vështirë ta bëjë këtë me shtetasit e huaj, sidomos me ata shqiptaro-amerikanë.“, tha Goxhaj.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…
EDI RAMA

Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos e përdorni Shqipërinë për luftën ndaj…

02/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Jemi në fazën përfundimtare”/ Rama jep lajmin për mediat gjermane: Së shpejti, në Shqipëri…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!