Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Partia Socialiste, ndërsa shton se dhe kur ka menduar se qeverisja e vendit ka nevojë për pëmirësime, ai ka reaguar shumë herë.
Në një video-mesazh të publikuar pasditen e kësaj të marte, Braçe tha se ai do të vijojë të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe të mirën e atyre njerëzve që i besuan atij votën. Ndërsa sjell në kujtesë kontributin që ka dhënë ndër vite, çka i ka rritur atij pikë në politike, pasi falë punës së bërë në 35 vite, ai njihet nga të gjithë njerëzit si deputet.
“Unë nuk kam arsye që të largohem nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e Shqipërisë se më tepër të dal i pavarur. Duhet të ketë çdo gjë logjikë. Askush prej jush nuk do e besojë që unë do të jem i pavarur. Kam prej 35 vite që militoi si socialist. Unë nuk jam një njeri neutral. neutraliteti duhet të ishte elementi kyç i pavarur. Për të vërtetat unë mbaj qëndrime nuk i bëj bisht. Nuk jap dorëheqjen si deputet i Kuvendit të Shqipërisë,. jam deputet i zgjedhur me votë. por dhe për të respektuar ata njerëz që më zgjodhën një për një që më zgjodhën të bëj këtë punë. Sot unë nuk di njeri që në njësinë pesë të mos dinë se kush është deputeti. Nuk di njeri në Tiranë që mos ta dijë se Erion Braçe është deputet” u shpreh Braçe.
Në përmbyllje të reagimit të tij, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që të largohet nga PS-ja, Braçe theksoi se nuk e ka të nevojshme që t’i bashkohet protestës qytetare e cila sot hyn në ditën e 24-të të saj.
Deputeti përmbyll fjalën e tij thënë se në çdo moment që ka vërejtur që vendimmarrjet e PS-së nuk kanë qenë me rezultat të mirë, ai ka reaguar, njëjtë siç reagoi dhe në mbledhjen e mbajtur ditën e shtunë mes socialistëve.












