Friday, October 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Unë jam socialist por s’kam mbyllur sytë”/ Braçe sërish mesazh për protestën: Po…

by Rilindje
24/06/2026
in POLITIKË
“Unë jam socialist por s’kam mbyllur sytë”/ Braçe sërish mesazh për protestën: Po…

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish me anë të një videomesazh ku i drejtohet protestuesve në Tiranë.

Braçe shprehet se është kundër agjendave primitive dhe të rrezikshme sipas tij.

“Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike. Agjenda politike është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat, por është agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, prezencën e partive politike në protestë, madje prezencën e partive politike në krye të protestës. Kandidatët për deputet të partive të vogla, të cilët as s’i njohu kush në fushatën elektorale, as s’i dëgjoi kush, as s’i votoi kush në fund fare janë mu aty dhe tani flasin si organizator të protestës”, tha Braçe.

Më pas, ai shtoi se protestuesit po kërkojnë delegjetimim të procesit zgjedhor, që sipas tij do të vijojë në seri.

“Ajo që dëgjova është dorëheqje e kryeministrit, dorëheqje e qeverisë, por jo vetëm kaq, edhe rrëzim të mazhorancave legjitime të krijuara me votë. Delegjitimim i procesit zgjedhor. Delegjitimim të një procesi zgjedhor të njohur botërisht dhe të certifikuar si të tillë. Delegjitimim që pastaj do të vijojë seri për çdo palë zgjedhje. Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos. Dhe mos harroni, ky vend është duke negociuar me BE-në për të mbyllur kapitujt e anëtarësimit, ku i pari është kapitulli i themeloreve, ku hyn brenda gjithçka që po kërkohet të delegjitimohen përmes asaj skeme: sheshi, 101 dhe në fund bëjnë zgjedhje të reja që mund të kontestohen prapë. Ne kemi probleme edhe me zgjedhjet, edhe me demokracinë dhe i kemi vënë në dukje partnerëve me të cilët po negociojmë, por kjo përmbysje totale, jo e sistemit, por e rregullave demokratike në vend, patjetër që sjell kaos. Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

NGA KATEGORIA

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku
AKTUALITET

Aksident tragjik/ Kush është 22 vjeçari që vdes, ambulanca aksidentohet rrugës për te Ushtaraku

02/10/2026
Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…
EDI RAMA

Rama publikon FOTON me presidentin Amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që…

01/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…
AKTUALITET

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!