Deputeja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë ka njoftuar largimin nga Partia Socialiste, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, i cili vendosi flamingot në foton e profilit në Facebook.
Një një postim në rrjetet sociale, Koçeku ka postuar foton e godinës “Koka e Tiranës”, dhe shkruan se mund t’ia sugjerojnë Ramës si foto profili.
“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”, shkruan Koçeku në Facebook.
Kujtojmë që Pasditen e kësaj të enjteje, Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe imazhin e kopertinës në llogarinë e tij në Facebook, duke vendosur flamingot, simbolin që është identifikuar tashmë gjerësisht me protestën e nisur në mbrojtje të zonës së Zvernecit dhe që përdoret gjerësisht nga protestuesit këto ditë.
Ndërkohë që vëmendje ka tërhequr më së shumti foto e profilit ku në të shihet një flamingo e cila është duke pastruar pendët e saj.












