Saturday, July 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Thirrje për bojkot të koncertit, shpërthen Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dh*në, por unë…

by Rilindje
04/07/2026
in TË TJERA
Thirrje për bojkot të koncertit, shpërthen Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dh*në, por unë…

Aurela Gaçe ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku kërkohet të bojkohet muzika dhe koncertet e saj.

Në këtë periudhë “piku” për të gjithë këngëtarët shqiptarë, edhe Aurela ka anoncuar se do të jetë në Shkodër për të çelur sezonin veror. E pas këtij pasqyrimi, reagimi i shqiptarëve nëpër rrjete ka qenë i madh pikërisht për momentin e zgjedhur, teksa çdo ditë para kryeministrisë protestohet kundër qeverisë.

Këngëtarja e njohur shqiptar, ka një përgjigje të gjatë për ta, ku asesi nuk e pranon pretendimin e tyre. Madje thekson se është krah protestuesve, duke evidentuar edhe datat që ka qenë në protestë, sikurse në fund e mbyll duke treguar dilemën për të ardhmen e fëmijve të saj. Natyrisht, nuk fsheh realitetin duke zbuluar se familjarët e ngushtë janë jashtë vendit, ndërsa i duhet të ndihmojë prindërit për të jetuar për shkak të pensioneve të pamjaftueshme nga shteti shqiptar.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shkruante:

“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha “Armike ” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë. Kam dalê në protesta unë qysh studente e pêr Armët kimike , e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh , e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.

MADJE , MBASE NUK ËSHTË NË DIJENI SE KAM QËNË EDHE NË SHESH KRAH POPULLIT TIM EDHE TANI( me datë të saktë nga arkiva ime). Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time , por mesa duket nuk I pëlqen kësaj zonjës .

1-MUA NUK MË TREGON AS DIKTON DOT ASKUSH SE SI TA DUA VENDIN TIM .

2: NËSE ANKOHENI PËR DIKTATURË, ATËHERË PÊRSE TI VETË DIKTON SE SI DUBET TË SILLEMI? A NUK ËSHTË DHUNË EDHE KJO?

Kjo mê tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.

POR:

Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet te protestoj .

Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla .

E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .

Nuk I kam borxh askujt.

kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp ).

Pêr disa kolegë mund të jem treguar budallaqe por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë. Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që têrhiqet zvarrë pêr të fituar bukën, pêr te paguar qeranë, për t’u shêruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë , e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të pêrballem me cdo gje)

Jam bije e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo Shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk I ja dalin , E KËTË NUK MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.

Jam motër e njê vëllai e motre që kanë ikur, E NËNË E DY FÊMIJÊVE QË SIGURISHT KAM DILEMAT E CDO PRINDI PÊR TË ARDHMEN ( të cilën kam frikë se nuk e shoh kētu ????)

Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj. POPULLI NUK ËSHTË I LUMTUR E KÊTË PRAPË S’MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa te dhunshem mund te behen njerezit”, shkruan Aurela Gace.

NGA KATEGORIA

“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…
TË TJERA

“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…

30/06/2026
Gati të jepte pasurinë që Meta të dilte nga burgu/ Kujtim Cakrani flet për “përçarjen” e tij me ish-presidentin…
TË TJERA

Gati të jepte pasurinë që Meta të dilte nga burgu/ Kujtim Cakrani flet për “përçarjen” e tij me ish-presidentin…

29/06/2026
Mero Baze “shpërthen” dhe ofendon keq protestuesit: Janë psikopetër që…
TË TJERA

Mero Baze “shpërthen” dhe ofendon keq protestuesit: Janë psikopetër që…

29/06/2026
Robert Aliaj shpërthen keq ndaj bamirsave shqiptarë: Qeniet më të ndyra në botë, janë bërë milionera…
TË TJERA

Robert Aliaj shpërthen keq ndaj bamirsave shqiptarë: Qeniet më të ndyra në botë, janë bërë milionera…

27/06/2026
“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…
TË TJERA

“Nuk vazhdohet më kështu!”/ Politolgou Afrim Krasniqi: Mjaft është mjaft…

25/06/2026
Fatos Lubonja “shthur” gojën ndaj kryeministrit Edi Rama/ E shan keq në protestë…
TË TJERA

Fatos Lubonja “shthur” gojën ndaj kryeministrit Edi Rama/ E shan keq në protestë…

24/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Kryeministri Rama flet për gjigantët e “BBC”: Ja çfarë po bëjmë! Protestat në Shqipëri po…

04/07/2026
“Shporruni”/ Erion Braçe nuk mban më: Policia Bashkiake është angazhuar me gjobëvënie…
AKTUALITET

“Shporruni”/ Erion Braçe nuk mban më: Policia Bashkiake është angazhuar me gjobëvënie…

04/07/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, shpërthen Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dh*në, por unë…
TË TJERA

Thirrje për bojkot të koncertit, shpërthen Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dh*në, por unë…

04/07/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! VDES aktori i madh Shqiptar…

04/07/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…
AKTUALITET

Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…

04/07/2026
Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…
EDI RAMA

Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…

04/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!