Biznesi i sipërmarrësit Gjergj Luca është përballur me një sulm dhe valë të pazakontë vlerësimesh negative në Google.
Sipas pretendimeve, biznesi i Gjergj Lucës ka marrë një sulm të organizuar nga demokratët pasi rreth 1,600 përdorues kanë “goditur” këtë biznes duke i dhene vlerësimin me rezultatin më të ulët, duke ngritur dyshime për një sulm të koordinuar online ndaj reputacionit të kompanisë.

Deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse këto vlerësime janë autentike apo pjesë e një fushate të organizuar nga militantë të Partise Demokratike. Po ashtu, nuk ka ende një reagim publik nga biznesi i Gjergj Lucës.
Rasti ka nxitur diskutime në rrjetet sociale mbi ndikimin që mund të kenë fushatat e koordinuara të vlerësimeve në reputacionin e bizneseve online.












