Tuesday, October 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Selami Jenisheri nxirret me forcë përjashta, kërkoi të zërë kryen e Kuvendit Kombëtar të Protestës: Mos më…

by Rilindje
18/07/2026
in TË TJERA
Selami Jenisheri nxirret me forcë përjashta, kërkoi të zërë kryen e Kuvendit Kombëtar të Protestës: Mos më…

Mesditën e kësaj të shtune Kuvendi Kombëtar i Protestës zhvilloi ditën e parë të punimeve. I lindur nga protestat që organizatorët i kanë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, ky Kuvend u mblodh me synimin për të diskutuar hapat që do të ndiqen për arritjen e objektivit të tyre kryesor, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, “harmonia” dhe uniteti që protestuesit kanë promovuar prej javësh në shesh duket se mbetën më shumë slogan sesa realitet. Ende pa nisur mirë diskutimet, mbledhja u shoqërua me debate, kundërshti dhe momente tensioni, duke ofruar një panoramë krejt tjetër nga ajo e bashkimit që është servirur deri më tani.

Në ditën e 49-të të protestës, e cila vijon që prej 31 majit, organizatorët prezantuan krijimin e Kuvendit të Parë Kombëtar Qytetar, me një përfaqësi prej rreth 300 pjesëmarrësish. Por jo të gjithë e panë këtë strukturë si përfaqësuese të protestuesve. Disa prej të pranishmëve kundërshtuan mënyrën e organizimit të Kuvendit si dhe përzgjedhjen e personave që morën pjesë në të.

Një nga episodet që tërhoqi më shumë vëmendje pati si protagonist ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisherin.

Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, aty ku ishin vendosur organizatorët e Kuvendit. Kjo solli reagimin e tyre, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta larguar nga ajo zonë.

Gjatë momentit të tensionit, Jenisheri dëgjohet duke iu drejtuar personave që tentonin ta largonin me fjalët: “Mos më kap, ore mos më kap se të çoj në polici unë.”

Pas disa minutash debat, situata u qetësua. Ish-deputeti u rikthye në sallë, këtë herë duke pranuar të ulej në rreshtat e fundit, prej nga vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit.

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/07/6a5b8d275bb45.mp4

NGA KATEGORIA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

Për herë të parë në vend! Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për familjet shqiptare…

27/10/2026
Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…
EDI RAMA

Kryeministri nuk u ndahet protestuesve! Rama që në mëngjes vendos…

27/10/2026
“Jam i tronditur”/ Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës, i shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Asnjë…
BOTA

“Jam i tronditur”/ Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës, i shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Asnjë…

27/10/2026
Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…
POLITIKË

Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…

27/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!